Nis ndërtimi i dy rrugëve në Tiranë

Rruga “Llambi Ziçishti”, me gjatësi 320 ml, një investim prej 13.8 milionë lekësh shtrihet në afërsi të varrezave të Sharrës, deri në kufirin territorial të Bashkisë së Tiranës.
Kjo është ndërhyrja e parë që kryhet në këtë rrugë. Ndërtimi i kësaj rruge do t’iu vijë në ndihmë afro 1 mijë banorëve të zonës. “Përkushtimi i Bashkisë së Tiranës është që investimet të shtrihen kudo ku shtrihet qyteti, kudo ku ndodhen shtëpitë e qytetarëve. Tirana moderne evropiane fillon nga pragu i derës së çdo qytetari dhe jo vetëm nga qendra dhe kjo rruge eshte deshmi e ketij angzhimi. Pas hartimit dhe azhornimit të projektit, në bashkëpunim me Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës dhe brenda një periudhe më të shkurtër se sa 8 muajt e parashikuar në kontratë, siç m’u komunikua edhe nga kontraktori, banorët e kësaj zone do të kenë një rrugë të parametrave evropianë, me ndriçim, gjelbërim, ujësjellës-kanalizime, azhornim të rrjetit elektrik, ndërsa qytetarët e Tiranës do të kenë një akses të përmirësuar në varrezat e Sharrës”, tha kryebashkiaku Lulzim Basha, që inspektoi fillimin e punimeve.
Ai bëri të ditur se ky nuk është investimi i vetëm i buxhetit të 2012-ës, për Kombinatin, për Njësinë Bashkiake nr.6. “Aktualisht ka nisur puna dhe së shpejti do të inspektojmë rrugën “Hamdi Cenomeri” dhe po përgatitemi, që në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, të çelim punimet edhe në Rrugën e Qelqit”, shtoi ai. Përveç kësaj po investohet edhe në objekte shkollore dhe parashkollore. Në buxhetin e këtij viti është parashikuar rikonstruksioni i kopshtit (rr. “Hamdi Cenoimeri”) dhe ndërtimi i shkollës së re 9-vjeçare, tek ish - Kombinati Tekstil. Vlera e këtyre dy investimeve është 148 650 000 lekë. /Start/
2012-08-24 12:27