E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria, ndjesë Japonisë për vrasjen e gazetares

Zonja Yamamoto, 45 vjeç, prej lkohësh kishte punuar si një korrespondente lufte në vendet e lindjes për agjencinë “Japan Press”, me seli në Tokio.

“Shprehim ngushëllimet tona, por nuk është e përgjegjshme të hysh në një tjetër vend në mënyrë ilegale, madje është e rrezikshme”, thuhet në deklaratën e Damaskut.

Më tej në deklaratë u bëhet thirrje të gjithë gazetarëve të huaj të shmangin hyrjet ilegale, e sidomos zonat e konfliktit në vend, pasi kjo mund t’u kushtojë jetën.

Ndërkohë, një gazetar amerikan rezulton i zhdukur prej më shumë se një jave në Siri. Sipas ‘Ëashington Post’, janë humbur kontaktet me Austin Tice, fotoreporter 31-vjeçar i cili mbulon rebelimin sirian ndaj regjimit të Damaskut.

Tice, një ish-ushtar i marinës amerikane në Afganistan dhe Irak, ka shkuar në Siri nga Turqia në muajin maj./Start/

                                                                                             2012-08-24 14:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›