E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkelje ne sistemin bankar procedohen 5 gjyqtare

Ministria e Drejtësisë kërkon procedim disiplinor për 5 gjyqtarë, pasi kanë pezulluar ekzekutimin e kredive të këqija. Sipas njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, gjyqtarët akuzohen për shkelje të rënda procedurale në sistemin bankar dhe në fushën e gjykimeve civile. Një prej tyre ushtron veprimtarinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, 3 gjyqtarë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe 1 gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.

Këto procedime bazohen në rezultatet e 2 inspektimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë. Inspektimet janë zhvilluar për verifikimin e çështjeve gjyqësore me të paditur apo person të tretë Bankat e Nivelit të Dytë, ku gjyqtarët e proceduar kanë pezulluar ekzekutimin e kredive të këqija, me pasojë dëmtimin e rëndë të sistemit bankar. Shkeljet e ligjit të kryera nga gjyqtarët kanë favorizuar debitorët e bankave të nivelit të dytë.

Në deklaratën e Ministrisëë së Drejtësisë thuhet se ajo mbetet e vendosur të vijojë veprimtarinë e saj inspektuese pranë gjykatave dhe agjencive ligjzbatuese me qëllim evidentimin e rasteve të devijimit të ligjit, rivendosjen e drejtësisë dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit në të ardhmen.
“Në këtë mënyrë realizohet mbrojtja e dinjitetit, e të drejtave dhee lirive themelore të njeriut, mbrojtja e interesit publik, si dhe e interesave të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë. Ministria e Drejtësisë, falenderon ankuesit për bashkëpunimin e tyre nëpërmjet ankesave drejtuar asaj për çdo rast të devijimit të drejtësisë nga ana e sistemit të drejtësisë”- përfundon deklarata e Ministria e Drejtësisë,

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›