E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder vritet per gjakmarrje 20 vjecari

Gjakmarrja i merr jetën një 20 vjecari mbremjen e së enjtes në fshatin Bardhaj të Komunës Rrethina të Shkodrës. Viktima Gjin Guri ishte duke u kthyer në shtëpi së bashku me vëllain e tij kur nga një pritë i favorizuar edhe nga errësira autori ka shtënë me armë zjarri pistoletë ndaj 20 vjeçarit. Nga ana e policisë është bërë edhe arrestimi i autorit i cili është Lazer Lisi 20 vjeç. Pista kryesore e hetimit mbetet gjakmarrja e cila daton nga një ngjarje të ndodhur në vitin 2008. Sipas burimeve nga grupi hetimor në vend ngjarje viktima ka qenë duke u kthyer në shtëpi pas një loje tenisi me të vëllain e tij dhe rreth 300 metra nga shtëpia e tyre autori ka qëlluar në drejtim të 20 vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend. Hasmëria mes familjes Lisi dhe Guri fqinje me njëra tjetren ka nisur në vitin 2008 kur Pëllumb Guri ka vrarë më armë të ftohtë thikë 22 vjeçarin Nard Lisi vëllai i autorit të ngjarjes. Ngjarja ka nisur pas një grindje të çastit mes dy të rinjëve që ka përfunduar ne konforntim fizik dhe goditje me thikë. Familja Lisi dhe Guri ndodhen në një distancë rreth 100 metra larg njëra tjetrës në fshatin Bardhaj.Mësohet se deri vonë familja Guri ka qenë e ngujuar ndërsa dy të rinjtë në momentin kur edhe ka ndodhur ngjarja kanë qenë prapa shtëpisë së tyre në një kodër duke luajtur, çka edhe ka çuar autorin në zënien e pritës dhe ekzekutimin e 20 vjeçarit. Viktima është djali i xhaxhait të autorit të vrasjes së ndodhur në vitin 2008. Gjatë këtij viti kalendarik në qarkun Shkodrës janë kryer 11 vrasje tre prej të cilave me nga dy viktima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›