Vritet me arme zjarri pronari i nje marketi ne Tirane
Është vrarë më armë zjarri një 52 vjeçar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në Yzberisht në orët e vona të mbrëmjes. Mësohet se viktima është Petrit Kurti rreth 52 vjeç. Ai u qëllua nga një person ende i paidentifikuar me 2 plumba në kokë brenda ne market. Në ato momente ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. 52 vjeçari ishte baba i dy fëmijëve një vajze dhe një djali.Burime policore thanë se viktima është parë duke u konfliktuar fizikisht me një person të maskuar dhe më pas janë dëgjuar të shtënat. Persona të rastit kanë shoqëruar në Spitalin Ushtarak viktimën, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve ai ka ndërruar jetë. Nuk dihen motivet dhe autori i vrasjes ndërsa dyshimet e para janë hedhur ose për një grabitje ose për një konflikt pronësie që mund të ketë patur viktima. Ndërkohë grupi hetimor po merr në pyetje dëshmitarët okularë si dhe personat që mund të kenë dijeni për ngjarjen ose ndonjë konflikt të mundshëm të viktimës.