Nis në Hagë procesi kundër Greqisë
Hagë -Në Hagë pritet të zhvillohet sot përballja e parë midis Greqisë dhe Maqedonisë, ku kjo gjykatë pritet të shqyrtojë një padi dorëzuar nga Shkupi për shkelje të marrëveshjes së përkohshme bilaterale të vitit 1995. Në këtë takim do të bisedohet për çështje procedurale të cilat duhet ta përcaktojnë rrjedhën e procesit të mëtejshëm. Pas kësaj seance, më pas Gjykata duhet të caktoj një datë për dërgimin e argumenteve të të dyja palëve në mënyrë të shkruar, pastaj do të pasoj prezantimi i tyre në mënyrë publike.
Procesi pritet të zgjasë së paku tre vite. Maqedonia do të përfaqësohet nga ambsadori Nikolla Dimitrov, duke qenë se ministrit i Jashtëm maqedonas ndodhet për një vizitë zyrtare në Indi. Përskaj ambasadorit Dimitrov do të jetë prezentë edhe profesori kroat Budislla Vukas, i cili është ad hok gjyqtar për Maqedoninë. Përfaqësuesit e Greqisë janë ambasadori grek në Holand Kostas Ralis, ambasadori, Jorgos Savadis dhe këshilltarja e diplomacisë greke Marija Telalian.
Gjyqtari grek ad hok është profesori i së Drejtës Ndërkombëtarë në Universitetin e Athinës, Emanuel Rukunas. Procesi i ditës së sotme drejtohet nga gjyqtarja Rozalina Higins.