Thaçi: Qeveria politike destruktive
Shkup-Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi deklaroi se partia që drejton do të jetë faktor vendimtar për zgjedhjen e presidentit të shtetit. I pyetur për deklaratën e tij se procesi i krijimit të shteteve etnike akoma nuk ka mbaruar, ai theksoi se kjo pjesë është nxjerrë nga konteksti, por sipas tij nuk është larg së vërtetës pasi që Qeveria e Maqedonisë është duke zhvilluar politikë të gabuar dhe destruktive.
“Bllokimi i proceseve integruese evropiane është politikë destruktive. Të gjithë u pajtuam se Maqedonia duhet të jetë shtet multietnik me garancinë të forta dhe një politik të qartë drejtë NATO-s e BE-së. Dëshiroj të them se zgjedhjet janë të rëndësishme, por tema tjetër që do të vendoset nën qilim është problemi me Greqinë”- deklaroi Mendu Thaçi.
Sipas tij, incidenti që ndodhi në ditën e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut tregon qartë se kush qëndron pas incidenteve që ndodhën në zgjedhjet e fundit. ina