E Diel, 1 Nëntor 2026

Krahina Friuli: Nuk duam më shumë se 300 kuota

SHKRUAN: Jonida Tashi 31-01-2011 11:53

Treqind punonjës të huaj, njëqind prej të cilëve sezonalë, kaq është nevoja e punonjësve nga jashtë, e llogaritur nga krahina Friuli Venezia Giulia për vitin 2011. Një shifër sigurisht shumë më e ulët se në të shkuarën (dekreti i flukseve në vitin 2007 i caktoi këtij rrethi 6 mijë punonjës), por për të cilën Ministria e Punës do mbajë parasysh në shpërndarjen e kuotave. “Vlerësimi për vitin 2011 është bërë duke mbajtur parasysh kërkesat e ndryshme të bizneseve. Këtyre u është shtuar verifikimi i pranisë apo jo në territorin rajonal të punonjësve jokomunitarë, të subjekteve që kanë hyrë në territor nëpërmjet bashkimeve familjare, ose të ardhur nga rajone të tjera, dhe të punonjësve komunitarë që nuk janë pjesë e mekanizmit të flukseve”, - ka shpjeguar këshilltarja rajonale për çështjet e Punës, Angela Brandi. Në këto llogaritje, sipas saj, duhet mbajtur parasysh “kriza e përgjithshme”. Pra, sipas Angela Brandi-t, është më mirë t’i jepet përparësi rifutjes së “punonjësve italianë dhe jokomunitarë të goditur nga kriza dhe nga rritja e treguesit të papunësisë e të nxjerrjes në asistencë, të cilët mund të merren nga ndërmarrjet vendase për të plotësuar nevojat e tyre profesionale”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›