E Diel, 1 Nëntor 2026

Rizgjidhet Topalli, PS nuk betohet

Jozefina Topalli, rizgjidhet ne krye te Kuvendit per kater vitet e ardhshme, me te 74 votat e maxhorances ne pushtet. Ne seancen e djeshme plenare, te gjithe deputetet e maxhorances, ku bejne pjese edhe kater te LSI-se, votuan per rizgjedhjen e Topallit ne drejtimin e seancave plenare edhe per kete legjislature te Kuvendit. I vetmi qe votoi kunder dhe qe perfaqesoi opoziten ne seancen e djeshme, ishte deputeti, njekohesisht dhe kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. I vendosur per te mos braktisur Kuvendin, si deputetet socialiste, Dule mori pjese, por votoi kunder rizgjedhjes se Topallit. Me rimarrjen e postit, Topalli shprehu keqardhjen qe opozita nuk mori pjese per te nderuar voten e qytetareve socialiste, si dhe hodhi publikisht ftesen se maxhoranca eshte e hapur per bashkepunim me opoziten. "Opozita ka detyrimet e saj kushtetuese. Detyra ime eshte te respektoj opoziten. E respektoj opoziten edhe kur nuk bie dakord me te, sepse kete thote shpirti i demokracise. E respektoj opoziten jo vetem sepse kete me thote detyra, por edhe sepse pjesen me te madhe te jetes e kam kaluar ne opozite", u shpreh Topalli, e sigurt se marreveshje te rendesishme per vendin, do te kene bashkepunimin e opozites. Ne seancen e djeshme, u zhvillua edhe betimi i deputeteve te zgjedhur ne 28 Qershor. Si kryetari i komisionit qe verifikoi mandatet e 140 deputeteve te dale fitues, nga zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, Jemin Gjana, tha se te 140 mandatet jane te vlefshme dhe deputetet mund te bejne betimin. Keshtu, nje e nga nje, 75 deputetet prezent ne salle, u betuan se do te zbatojne ligjet dhe te drejtat kushtetuese, ne detyren e tyre kater vjecare. Nga betimi u privuan 65 deputetet socialiste, te cilet vijojne te bojkotojne seancat plenare, duke kerkuar plotesimin e kushteve te tyre, nder te cilat hetimit parlamentar i zgjedhjeve. Tashme pritet te behet edhe zgjedhja si dhe emerimi i nenkryetareve te Kuvendit. Ende nuk eshte bere e ditur se cili do te jete nenkryetar Kuvendi nga dy forcat e medha politike. Emri i vetem qe behet publik per postin njerit prej tre vendeve si nenkryetar kuvendi eshte ai i deputetit te LSI-se, Nasip Naco. Serish seanca e djeshme plenare, ku bene betimin 74 deputetet e maxhorances si dhe Vangjel Dule nga opozita, u ndoq me vemendje nga perfaqesuesit nderkombetar ne vendin tone. I pranishem ishte edhe Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, i cili vetem dy dite me pare kritikoi bojkotin e opozites ne Kuvend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›