Nis përgatitja e projektligjit për statusin e ri të policëve të rënë në krye të detyrës. Fëmijët përfitojnë pagën e plotë
Kryeministri Berisha kërkon që ligji "Për ndryshimin e statusit të policëve të rënë në krye të detyrës" të paraqitet sa më shpejt në qeveri
Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot që Ministria e Brendshme të paraqesë sa më shpejt në qeveri ligjin "Për ndryshimin e statusit të policëve të rënë në krye të detyrës". Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha ripërsëriti propozimine tij që "fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës të përfitojnë pagën e plotë deri në moshën 18 vjeç. Pas kësaj moshe kjo pagë mund të konvertohet në pension për bashkëshorten apo në forma të tjera, por ne duhet të mbajmë premtimin e dhënë dhe ta sjellim sa më shpejt ligjin në qeveri", tha Kryeministri Berisha.
...