E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i Kushtetutes Thaci Forcim i shtetit te Kosoves

Ndryshimet kushtetuese do të përshpejtojnë forcimin e shtetit të Kosovës. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku gjithashtu ka theksuar se reformat janë prioritet dhe pret që këto reforma të përmbushen nga Kuvendi i Kosovës.

“Reforma zgjedhore ka qenë një nga prioritetet tona. Tani kemi edhe marrëveshje politike që këto reforma të nisin dhe të implementohen sa më shpejt të jetë e mundur nga Kuvendi i republikës së Kosovës” – tha kryeministri i Kosovës.

Ai tha se ndryshimet kushtetuese dhe reforma zgjedhore do të përshpejtojnë procesin e integrimit të Kosovës dhe përmbylljen e periudhës së mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

“Këto reforma, këto ndryshime, përveç reformës zgjedhore do të përcillen edhe me reformë kushtetuese me disa ndryshime thelbësore kushtetuese të cilat do të përshpejtojnë  në konsolidimin edhe forcimin shtetit tonë, shtetit demokratik me perspektivë euroatlantike, shoqërisë multietnike e në të njëjtën kohë do të përshpejtojnë edhe përmbylljen e fazës së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës”- tha Thaçi.

Kuvendi i Kosovës të premten do të vendosë për krijimin e dy komisioneve të veçanta, njëri që do të merret me ndryshimin e Kushtetutës për të bërë të mundur zgjedhjen e presidentit nga populli, ndërsa komisioni tjetër do të merret me reformën zgjedhore.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›