E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis procesi ndaj 12 militanteve te PS-se

TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet filloi procesin gjyqesor ndaj 12 te pandehurve te identifikuar si militante te Partise Socialiste te akuzuar nga prokuroria per pengim te qarkullimit te mjeteve te transportit.


Procesi gjyqesor ndaj tyre nis paraditen e djeshme pasi kane kaluar shtate muaj qe nga dita kur jane arrestuar nga policia per bllokim te qarkullimit rrugor ne rrugen nacionale Tirane-Elbasan ku po protestonin ne shenje solidariteti ndaj greves se urise qe zhvillohej ne Bulevard nga deputet dhe militant te PS-se.


Te pandehurit e ketij procesi jane Arben Fusha Bejtullah Ullini Edmond Tafa Fadil Balla Fatmir Koldashi Gezim Lila Gezim Salihu Mustafa Xhixha Naim Karaj Sami Beshiri Shazivar Sula dhe Shpetim Tresa te cilet muaj me pare u prangosen per protesten e tyre.


Pas arrestimit me kerkese te prokurorise po kjo Gjykate por me trupe tjeter gjyqesore i la te lire te 12 te arrestuarit nen masen e sigurise detyrim per paraqitje. Te pandehurit ishin te pranishem ne sallen e gjyqit dhe gjate apelit qe togat e zeza bene per te pandehurit disa prej tyre nuk posedonin dokument identifikues qe u be shkak qe seanca te shtyhet per nje date tjeter.


Njeri nga te pandehurit pretendoi serish edhe para togave te zeza se nuk e dinte pse ndodhej ne proces pasi sipas tij ishte duke u kthyer me familjen ne shtepi kur u bllokua ne rruge dhe kur doli te pyeste cfare kishte ndodhur policia e identifikoi si pjesemarres ne proteste.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›