E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk gjeti parate ne xhami vodhi fonine kapet nga policia

TIRANE- Nje person banues ne Kamez u arrestua dy dite me pare nga policia e Vores me akuzen e vjedhjes se xhamise se fshatit Preze te Tiranes. Ardian Danaj 42 vjec nuk mundi te vidhte ne xhami leket qe ishin ne nje vend fare te dukshem dhe vendosi te merrte qendren e zerit si i vetmi objekt i vlefshem qe kishte vene re ne xhami.


Policia i sekuestron te ndaluarit Ardian Danaj qendren e zerit vetem pak kohe pasi e kishte vjedhur ne xhami ndersa po perpiqej te largohej ne drejtim te baneses se tij ne Kamez. Ngjarja ndodhi te marten rreth ores 2000 kur sipas burimeve te policise se Vores i arrestuari Danaj kishte thyer dritaren e xhamise dhe me pas ishte futur ne te per te vjedhur sende me vlere apo vlera monetare qe mund te ndodheshin ne xhami.


Pas shume kerkimesh ne xhami Danaj nuk ka mundur te gjeje parate qe ishin ne nje vend fare te dukshem por ai nuk i kishte vene re.


Duke qene se leket nuk i kishte gjetur ka vene re se i vetmi objekt me vlere qe ishe aty ishte qendra e zerit nje objekt jo shume i vogel per nje vjedhes. Gjithsesi Danaj nuk u mendua dy here pasi nuk gjeti parate per te mos dale bosh vendosi te merrte qendren e zerit. Jo shume kohe pasi doli nga xhamia nje patrulle policie e postes se Vores e ndaloi ate dhe i vuri prangat me akuzen e vjedhjes nepermjet thyerjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›