E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis puna për rrugën drejt Voskopojës

 

KORÇE - Nis puna për të sistemuar dhe asfaltuar aksin rrugor që lidh fshatin Voskop me zonën turistike të Voskopojës. Ky projekt pritet që të ndikojë fuqishëm në zhvillimin e turizmit në Voskopojë. Kryetari i komunës, Nexhip Bacelli bëri të ditur se qeveria ka akorduar një fond prej 500 milionë lekësh për këtë aks rrugor. Ashtu si edhe është kërkuar nga banorët, rruga do të ketë një zgjerim të saj në 6 metra të asfaltuar dhe në të dyja anët e saj bankina me një gjerësi nga 1 metër. Po njëherësh në këtë aks rrugore, sipas projektit të hartuar, do të shmangen edhe shumë kthesa, që aktualisht e bëjnë të vështirë udhëtimin drejt kësaj pike turistike. Në të gjithë gjatësinë e këtij aksi prej 11 kilometra do të ruhen veprat e artit që ekzistojnë, ndërsa do të ndërtohen të reja ura e Kovaçit dhe ura mbi fshatin Voskop. Mësohet se afati i përfundimit të këtij aksi rrugor është 13 muaj.         j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›