E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis punimet Asambleja Kombetare e Partise Socialiste

Ashtu sic ishte paralajmëruar, Partia Socialiste mblodhi sot Asamblenë Kombëtare, ku mendohet se do të merret një vendim të qartë në lidhje me qëndrimin dhe aksionin politik, në rast se nuk do të plotësohet kërkesa e saj për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Tiranë.

Pritet gjithashtu që kryetari Edi Rama të mbajë fjalën e hapjes, ku do të hidhen edhe opsionet për qëndrimin politik të PS-së në muajt në vijim. Më pas rendi i ditës së Asamblesë do të vijojë me miratimin e disa dokumenteve për nisjen e fushatës zgjedhore brenda partisë. PS-ja pritet të mbledhë Kongresin e saj zgjedhor në vjeshtën e këtij viti e deri atëherë duhet të jetë bërë zgjedhja e delegatëve dhe disa drejtuesve vendorë, përjashtuar kryetarët e rretheve dhe kryetarin e partisë në qendër.

Pritshmëritë janë edhe për debatet e mundshme në lidhje me qëndrimet e fundit të deputetëve Arben Malaj dhe Erjon Braçe. Përmes një letre publike Brace i ka kërkuar Ramës që të thyejnë bojkotin parlamentar, ndërsa dje deputeti socialist, Arben Malaj, ndërsa prezantoi platformën politike tha se bojkoti ishte rruga e gabuar e socialistëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›