Rama Kolegji eshte i mire kur voton per mua
“Kolegji është i mirë kur voton për mua”- ka deklaruar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kreu socialist Edi Rama duke shtuar se do të kthehen në parlament vetëm kur të mbaroje beteja për zgjedhjet.
Partia Socialiste mblodhi për të dytën herë brenda pak kohësh Asamblenë Kombëtare.
Asambleja mori vendime të karakterit organizativ. Kështu në asamble është diskutuar që PS të ngrejë dy grupe pune për programin politik, një grup pune për ndryshimin e statutit dhe një grup për reformën organizative.
Gjithashtu u vendos që kongresi i Partisë Socialiste të mbahet më 5 nëntor.
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste u mblodh pas një turi të liderit të selisë rozë Edi Rama në bashkitë e komunat e vendit për të diskutuar me bazën socialiste në rrethe, ku edhe është takuar me fituesit e qeverisjes vendore dhe këshilltarët e bashkive e komunave.