Nis restaurimi i kompleksit islamik 429-vjeçar
03/09/2009 Delvinë
Për herë të parë qysh pas gjysmë shekulli kompleksi islamik, 429-vjeçar, që ndodhet në brendësi të lagjes “Xhermëhallë” në qytetin e Delvinës, do të restaurohet plotësisht. Kjo falë një fondi prej 4 milionë lekësh të akorduar nga Buxheti i Shtetit. Drejtori i drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës, Ilir Papa, pohoi se prej dhjetë ditësh ka nisur faza e parë e restaurimit të kompleksit islamik, i cili daton në vitin 1580. “Deri tani mendohej se medreseja mund të ketë qenë një ndërtesë vetëm me një kat, por faza e parë e restaurimit ka nxjerrë në dritë edhe një kat tjetër me dy dhoma, të cilat koha i ka mbuluar, por që gërmimet më tej do të tregojnë se për se përdoreshin ato”, - tha Papa. Sipas tij, pjesë e restaurimit në këtë periudhë është edhe xhamia, nga më të mëdhatë deri tani, pjesë e kompleksit islamik, e cila ndodhet në krah të medresesë. Zoti Papa theksoi më tej se në këtë objekt monumental janë zbuluar edhe disa kolona që i përkasin periudhës paleokristiane. “Këto zbulime tregojnë se në këtë objekt ka qenë e ndërtuar një kishë paleokristiane dhe ndoshta më vonë mbi rrënojat e saj është ndërtuar xhamia”, - u shpreh ai, duke shtuar se tashmë specialistët kanë nisur një studim të hollësishëm për të saktësuar origjinën e këtij objekti monumental. “Prania e objekteve, si medreseja, teqeja në krah të tij, e kroit, por edhe xhamia e beut, në një largësi prej 500 m në vijë ajrore prej kompleksit, flet qartë për hershmërinë e rajonit të Delvinës, zonë e banuar”, - shton ai. Pjesë e restaurimit të fazës së parë është hamami, i cili daton i vitit 1614, vend ky ku banorët këtu laheshin. Këtë viti do të bëhet edhe pastrimi nga bimësia për t’u dhënë mundësia vitin e ardhshëm për të ndërhyrë nga brenda monumentit. Pjesë e restaurimit është edhe njëra prej tyrbeve në përbërje të komplesit islamik të “Xhermëhallës”. Edhe kroi vetëm pak metra larg medresesë dhe tyrbes, në përbërje të kompleksit islamik, përfshihet në projektin e restaurimit. Në ditët e sotme kroi është funksional, pasi nga uji që vjen prej tij furnizohen të gjithë banorët e lagjes “Xhermëhallë”.