Zgjedhjet, raporti i OSBE/ODIHR në fundjavë
02/09/2009 Ndërkombëtarët do të japin vlerësimin për standardet e procesit të 28 qershorit
Raporti paraprak nënvizoi progres që nga 2005-a, por edhe shkelje gjatë votimit
A i ka përmbushur standardet apo jo Shqipëria gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit të këtij viti? Dilema do të marrë fund vetëm pas disa ditësh, kur pritet që vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it të lexojnë raportin e tyre përfundimtar. Burime nga kjo organizatë bëjnë me dije se në përfundim të kësaj jave misioni i kryesuar nga Odri Glover, do të nxjerrë raportin shoqëruar me konkluzionet e zgjedhjeve, si dhe rekomandimet përkatëse. Ky raport do të përbëjë edhe notën përfundimtare ndaj testit, siç i cilësuan ndërkombëtarët zgjedhjet, që Shqipëria duhet të kalonte për aspiratat e saj për integrimin në BE. Fillimisht u deklarua se raporti në fjalë do të publikohej në fund të muajit gusht, ose 28 ditë pas shpalljes së rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por pushimet verore të administratës në selinë qendrore të ODIHR-it në Varshavë, kanë sjellë vonesa të tilla. Pavarësisht kësaj, mësohet se drejtuesja e vëzhguesve, Glover e ka dorëzuar raportin për Shqipërinë prej disa kohësh. Raporti në fjalë pas aprovimit të qendrës do të prezantohet këtë fundjavë nga ambasadorja Glover dhe zëvendëskryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Volfgang Grosruk. Një raporti i dytë po përgatitet gjithashtu nga Këshilli i Evropës dhe do të bëhet publik më 28 shtator, ndërsa në muajin nëntor një raport i tretë del në sesionin e vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Të treja këto organizata ndërkombëtare, në të cilat vendi ynë aderon, do të vlerësojnë standardet e procesit, të cilat rrjedhimisht janë të lidhura ngushtë me fatin e integrimit të vendit. Nga rezultatet që ambasadorët e tyre në vendin tonë do të shënojnë në raportet, varet edhe e ardhmja integruese e Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian, si dhe ecuria për procesin e liberalizimit të vizave. Raportet e tre organizatave do të bazohen tek vëzhgimi që të dërguarit e tyre rreth 600 të tillë, kanë bërë gjatë procesit zgjedhor në vendin tonë, që nga çelja e fushatës elektorale e deri tek certifikimi i rezultatit nga institucioni kryesor i administrimit të procesit zgjedhor. Hallka e fundit e vlerësimit të ndërkombëtarëve, do të jetë edhe i transparencës së financimit të fushatës zgjedhore me fonde jopublike. Ndërkohë që një pjesë shumë të rëndësishme në përpilimin e raporteve të ndërkombëtarëve ka shërbyer procesi i nxjerrjes së rezultatit, i cili u paraqit me më shumë probleme se sa ai i votimit të zgjedhësve. Në raportin paraprak të publikuar para dy muajve, vëzhguesit vërejtën shkelje procedurale të lidhura veçanërisht me timbrimin e gishtit me bojë dhe votimin familjar. Ata thanë se fushata zgjedhore u zhvillua në një klimë politike tepër të politizuar dhe si në zgjedhjet e mëparshme, u karakterizua nga një numër i madh aludimesh kundër partive në pushtet për shkelje zgjedhore. Pati një sërë aludimesh presioni ndaj punonjësve të sektorit publik dhe studentëve që të merrnin pjesë në aktivitetet e fushatës së PD-së, apo që të shmangnin aktivitetet e opozitës. Disa prej tyre ishin aludime me baza. Në mënyrë të përsëritshme qeveria përdori aktivitetet zyrtare për fushatë partiake, ashtu siç bëri edhe kryetari i PS-së, edhe pse në një masë më të vogël. Pati aludime keqpërdorimi të burimeve administrative nga PD në pushtet, disa prej të cilave u vërtetuan.
Raporti paraprak
Është bërë progres që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2005, por shkeljet vazhdojnë ende. Ky ka qenë përfundimi i Misionit Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Në raportin e tyre paraprak të prezantuar një ditë pas zgjedhjeve ,përfaqësuesit e nismës së përbashkët e zyrës OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s renditën aspektet pozitive dhe negative të procesit zgjedhor deri në ato momente.