Nis revolucioni Guardiola, merkato aktive gjatë verës
Ndonëse Pep Guardiola nuk është prezantuar ende zyrtarisht si trajneri i ri i Barcelonës, ai ka filluar ethshëm punën për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm, ku do të mundohet të nisë një cikël të ri fitimtar. Problemet janë të shumta, duke filluar nga ai kryesor, anarkia në radhët e ekipit katalanas. Kritikët shpesh nuk kishin ngurruar ta bënin publik faktin se Frenk Rajkard kishte zgjedhur një mënyrë krejtësisht të tijën për të administruar një kontingjent të mbushur me yje të superpaguar, ku çdokush fliste sipas dëshirës së tij, duke dalë hapur edhe kundër shokëve të skuadrës. Por Guardiola nuk është një tip i tillë dhe nuk toleron as për sa u përket lojtarëve, e as për sa i përket projektit që ka ndër mend të administrojë. Ai dëshiron që të ketë "letër të bardhë" në të gjitha çështjet, edhe në zgjedhjet e drejtorit sportiv, Begirishtajn, apo në raportet direkte me presidentin Laporta, pa përdorur ndërmjetës. Për këtë arsye, prezantimi është shtyrë deri pas takimit të radhës të Guardiolës me drejtuesit katalanas, ku trajnerit do t‘i plotësohen të gjitha kërkesat e tij.
Megjithatë, Guardiola ka përgatitur prej kohësh edhe skuadrën e të ardhmes, më saktësisht listën e blerjes së futbollistëve që ai i cilëson të domosdoshëm për projektin e tij. Emri i parë në listë është ai i Daniel Alvesh të Seviljes, për të cilin është shumë pranë akordi me këtë skuadër. Më pas lista vazhdon me Mansinin, Keitën, Hleb dhe Adebajor. Por prioritet duket se është blerja e një qendërmbrojtësi dhe e një portieri. Sipas gazetës "El Mundo Deportivo", në majën e listës së Guardiolës është shkruar emri i portierit të Fiorentinës, Sebastian Frei, por ekziston edhe alternativa Nojer e Shtutgartit, një portier që ka treguar vlerat e tij gjatë këtij edicioni. Katalanasit nuk janë të sigurt për qëndrimin e Pujol, i cili po shqyrton ofertën që i ka bërë Milani. Nëse kapiteni largohet, atëherë Guardiola ka kërkuar që të bëhet maksimumi për të marrë Kivu nga Interi apo argjentinasi Koloçini. Megjithatë, këto shpenzime duhet të pasohen nga shitjet dhe mbledhja e radhës do të zhvillohet pikërisht për të përcaktuar se cili prej yjeve do t‘i japë lamtumirën ekipit katalanas dhe nuk do të marrë pjesë në projektin e Guardiolës.