Grant: Jam mjeshtër i zëvendësimeve
Trajneri i Çelsit, Avram Grant, beson se u ka treguar të gjithë tifozëve të Çelsit se ai është një mjeshtër i zëvendësimeve taktike. "Në ndeshjet e rëndësishme kam futur në lojë futbollistët e duhur si Anelka dhe Beleti kundër Arsenalit, Kalu dhe Anelka të ndeshja e parë me Liverpulin, Anelka, Shevçenko dhe Malouda në ndeshjen e dytë, apo Anelka, Shevçenko dhe Makelele kundër Mançester Junajtid. Arritëm fitore, pasi kështu ndryshuam sistemin e lojës", tregoi trajneri i londinezëve.