E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rrjedhja e deputetëve socialistë nga protesta-karikaturë e 10 tetorit

Kastriot Islami është deputeti i parë që jep sinjalin se nuk do të tolerohen sjellje që e izolojnë Partinë Socialiste për interesat e Edi Ramës. Ai paralajmëron se po afron ora e thyerjes së vendimit për bojkot dhe se këtë veprim s’e ndalin dot as akuzat kundër Blushit e Malajt, si nanoistë, e as klasifikimi i Ruçit, Dokles e Meksit si tradhtarë të Fatos Nanos


Kundërshtarët e Edi Ramës në PS, ndërsa kanë shprehur kundërshtitë e tyre për protestat dhe bojkotin e Parlamentit, kanë paralajmëruar thyerjen e këtij aksioni politik antiperëndimor.


Thyerja e bojkoti dhe përgatitja e një grupi deputetësh për të hyrë sa më shpejt në sallën e Kuvendit, është bërë i ditur nga deputetit Kastriot Islami, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS. Paralajmërimin e tij Islami e bëri të ditur gjatë një interviste dhënë një rrjeti televiziv të kryeqytetit. “Nuk ka kuptim të mbetet partia e izoluar”, u shpreh Islami, i cili është i pari drejtuesi i lartë i PS-së, që flet për mundësinë e thyerjes së bojkotit nga ana e deputetëve të kësaj partie. Islami ka sqaruar se ky vendim pritet të merret edhe pas politikave përjashtuese dhe vetëpërjashtuese të lidershipit të PS-së.


Jo vetëm kaq, por sipas Islamit, Edi Rama, përdor dy standarde, kur tenton të sulmojë Fatos Nanon dhe mbështetësit e tij në parti. “Edi Rama, nuk e ka për gjë të më identifikojë mua, por edhe Ben Blushin, Arben Malajn e ndonjë tjetër, si mbështetës të Fatos Nanos, ndërsa të tjerë, mbështetës e bashkëpunëtorë të Fatos Nanos, sikurse Gramoz Ruçi, Namik Dokle, apo Ermelinda Meksin, i servir si përfaqësues të ‘politikës së re’”.


Kastriot Islami, nuk është zëri i vetëm, kundërshtar i Edi Ramës, i cili nuk mbështet bojkotin e Parlamentit. Që pas zgjedhjeve të 28 qershorit të këtij viti, këta zëra, krahas Ben Blushit, Arben Malajt, etj, po vijnë duke u shtuar. Zërave në selinë qendrore të PS-së në Tiranë, kundër protestave të paralajmëruara nga Edi Rama, i janë bashkuar edhe drejtues dhe anëtarë të bazës socialiste.


Drejtues të degëve të kësaj partie në Shkodër, Korçë, Durrës, Vlorë, etj., kanë bërë të ditur se janë kundër protestës së paralajmëruar për në datën 10 tetor. Sipas drejtuesve të degëve të PS-së në rreth, kjo protestë nuk ka ndonjë kauz të mundshme, për zhvillimin e saj.


Jo vetëm kaq, por duke ironizuar me pretendimet e Edi Ramës për rinumërimin e votave, drejtuesi lokalë të PS-së, bëjnë të ditur se asnjë anëtar socialist i komisioneve të numërimit të votave, nuk kanë konstatuar parregullsi në numërim dhe për më tepër, për aq kohë sa nuk ka ndonjë ankimim të mundshëm nga këta komisionerë, nuk ka se si të aludohet për parregullsi në numërimin e votave.


Të shtunën tjetër, më 10 tetor, Edi Rama ka thirrur njerëzit në shesh, duke u distancuar njëherë e mirë nga Evropa, nga Perëndimi, nga vlerat e oksidentalizmit dhe duke ringjallur edhe njëherë në politikën shqiptare, tentativat e protestave dhe të lëvizjeve antiperëndimore, të cilat synojnë ta shkëpusin edhe njëherë vendin nga kursi i Perëndimit. Këtë karikaturizim të politikës, Rama po e shpik për të sekuestruar të majtën e për ta hipotekuar atë për brezin e dytë të nomenklaturës komuniste. Për këtë marshim, Edvinit nuk i duhen partiakët e vjetër, nuk i duhen as politikanët e karrierës, i duhen veç bijtë e nomenklaturës dhe milionerët që do t’i duhen për ndërtesën e ardhshme.


Izolimi i vendit është perspektiva që ëndërron e pretendon Edi Rama, me qëllimin e vetëm të mbijetojë, në politik, qoftë edhe i izoluar. Për këtë ka zgjedhur edhe rrugën më radikale, e p cila nuk parathotë asgjë më shumë se një dështim. Historia e vjetër dhe e re e PS-së konfirmon dështimin e protestës së 10 tetorit, pasi edhe vetë anëtarësia socialiste është e interesuar për integrimin e vendit në BE dhe jo për orientimin e tij drejt aleancave sllavo-aziatike

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›