E Diel, 1 Nëntor 2026

Si e pa Alcide De Gasperin, gjigandi i publicistikës italiane, Indro Montanelli

Kur ndodhi njëherë në Parlament, sulmi i madh kundër paktit të Aleancës së Atlantikut, social-komunistët prodhuan më shumë se 160 fjalime në një ditë. Alcide De Gasperi i dëgjoi pothuajse të gjitha, me qetësi e me vëmendje, nga tryeza e qeverisë. Nganjëherë merrte shënime, nuk qeshi kurrë, kurrë nuk dha shenja lodhjeje apo mërzitie. Vetëm nga fundi i asaj ofensive gjigante oratorie, pati nevojë në një moment, të tërhiqet bashkë me Saragat (zv/kryeministër) në sallën private të Gronchi-t për të shkruar një notë zyrtare, pra një përgjigje zyrtare ndaj një pyetjeje që i ishte adresuar. Ishte momenti kur në sallë po ndizej fishekzjarri i fundit, në atë që përfundoi në përleshje mbyllëse.

De Gasperi e Saragat ishin të zënë në punët e tyre kur hyri shërbyesi i sallës së parlamentit, një personazh që nuk nxehej kurrë edhe pse ndodhnin incidente të ndryshme ai qëndronte i papërfytyruar, që kur tha me një mimikë terrorizuese: “Shkëlqesi, po ndodh fundi i botës!... Saragat e pa i alarmuar. De Gasperi po shkruante si gjithmonë. “Fundi i botës, po them. Po plasin grushtet, shpullat....”, foli prapë shërbyesi i parlamenti. Por presidenti vazhdonte të shkruante mbi letër me kaligrafinë e vet të rregullt. “Po hedhin edhe sirtarët!”, bërtiti me të madhe. De Gasperi hoqi syzet nga fytyra e, pa nga poshtë lart, pa e ngritur kokën, dhe e pyeti: “Sa janë hedhur?”.

Këtë episod ma ka treguar vetë Saragat, i vetmi dhe dëshmitar i padyshimtë; dhe kur pyes De Gasperin për të ma konfirmuar, ai mbylli lehtësisht qepallat, duke u sforcuar për të mbajtur mend; e më pas më thotë, i habitur pak nga pyetja ime: “Më duket, në të vërtetë, që thashë diçka të tillë...”. Ajo e paharrueshme boutade i kishte ardhur në buzë pa ndonjë të keq: atij nuk i kishte shkuar ndërmend të bëhej gazmor në atë moment. Aq është e vërtetë sa po kërkoj në veten time se përse ajo shprehje ishte kaq interesante. Dhe, unë, duke e parë me vëmendje, pyes veten: si ia doli, si ia bën ky njeri, që nuk di të bëjë për të qeshur asnjeri dhe asnjeri nuk di ta bëjë për të qeshur, sidomos për të qeverisur italianët? Shikoni: është një nga misteret më të pakuptueshme të historisë bashkëkohore.

Mbi De Gasperin nuk thuhen barcaleta, nuk tregohen episode, nuk shpiken përkufizime. Duke pasur në mendje për të shkruar një shkrim për të, ky material do të kishte qenë shumë komod, dhe në fakt e kërkova me zell midis miqve dhe armiqve të tij. Të kuptohemi: barcaletat, episodet, bon mots që u atribuohen burrave të Shtetit, nganjëherë janë të shpikura atypëraty; por historia i merr si të vërteta dhe i regjistron si të tilla. Dhe është e drejtë, sepse ka këtë të vërtetë, edhe kur janë gjëra false: që ata që përfytyrohen, edhe pse nuk janë protagonistë a autorë, i kanë inspiruar për ta bërë a për t’i ngjarë një personi si karakteristikë e njëmendtë. De Dasperi nuk inspiron asgjë dhe asgjë nuk i ngjan atij: asgjë prej gjëje, besoj, se realiteti i vështirë dhe bonsensi i përbashkët - që për të thënë të vërtetë nuk kanë asgjë për të qeshur dhe Ai që na qeveris nuk i shkon në mendje për të gjetur diçka të tillë. Por si ia bën, përsëris, si ia bën me këtë defekt të mrekullueshëm kombëtar, të na qeverisë?

Ja këtu që pret vizitën time në studio në Viminale (rezidenca e kryeministrit), duke ecur para-prapa. Është i gjithi i veshur ngjyrë gri/hiri, një ngjyrë që i përshtatet dhe më duket se nuk përdor të tjera. Ky takim ka kaluar nëpër shumë peripeci me sekretarin e tij, sepse unë doja qe takimi të bëhej në shtëpinë e tij. Politikanët është mirë që të shohësh në liri, në gjendjen e tyre të lirë, kur heqin pozat e Shtetarit. Por Kryeministri italian, nuk ka në apartamentin e tij, një studio në të cilën i pret miqtë. Për shumë muaj ka diskutuar me gruan e tij dhe me Cecilian mundësinë e një transferimi. Por pastaj u la me kaq, megjithë çmimet e qirasë, dhe Cecilia vazhdon të flejë në dyshek, si Napoleoni. “Është më mirë që të mos afeksionohet pas disa komoditeteve sepse qeveritë sot janë e nesër nuk janë”. Nga ana tjetër, komshija e famshme, Kontesha Patti Arnaldi - që i urren për besnikëri ndaj

Monarkisë, ngaqë e ndryshoi regjimin, nga i vjetri monarkik në atë republikan - ka filluar që të mos e shqetësojë më familjen De Gasperi. “Tani kënaqet” thotë presidenti, “të mbajë në ballkon një bisht fshese me një bri në krye”. “Një bri?” “Dhe përse? “Kundër syrit të keq, për të thënë që unë sjell fatkeqësi”. Kthehet të shikojë nëse ka njeri prapa, i shqetësuar që ndokush mos e dëgjon: dhe gjithmonë më pak e gjithmonë më pak nuk arrij të kuptojë këtë person që na qeveris popullin Iitalian, e që nuk ka frikë se mund ta quajnë dallaveraxhi.

De Dasperi i takon shpesh gazetarët; por në vend që ta intervistojnë, i interviston ai dhe kjo gjë është shumë pak, është për shumë pak italianë. I pëlqen? Kam frikë se jo, edhe pse ka qenë vetë një kryeredaktor gazete, dhe asnjëherë nuk ka përdorur anatema kundër atyre, që, ndoshta gaboj, i atribuohen veç një këshilltari të afërt të tij. Vetëm pak orë më parë, në këtë studio ka parakaluar një kryeredaktor i një gazete të njohur romane, një bashkëbisedues shumë inteligjent, piktoresk dhe brilant, që më foli duke qeshur për takimin, ose më saktë për një vijë e gjatë “paradoksesh” që tha presidenti. Por presidenti, duke m’i ripërsëritur dhe duke i konfirmuar, nuk i konsideronte aspak si paradokse, dhe nuk qeshi kurrë; as atëherë po ashtu as edhe tani. Në versionin e tij ato paradokse nuk ishin të tilla: janë konkrete dhe substanciale që i imponohet çdo bonsensi që ka njeriu. “Ta shohim pak” thotë me atë dialektikë malësore që nxit misterin e tij si burrë shteti i suksesshëm në një vend si Italia; “Në tezat e anti-rajonalistëve ka disa të vërteta të pakontestueshme: kur sforcohem të kujtoj antirajonalistët e partisë time. Por edhe ju të tjerët e Unitetit duhet ta keni parasysh se vetëm me autonominë e Trentinos, ose paktin “Gruber-De Gasperi”, që la nën sovranitetin e Italisë zonat e Aldo-Adiges, kështu edhe me autonominë e Siçilisë, ia konservova Italisë Siçilinë, në të cilën amerikanët - atëherë - po u jepnin një dorë anglezëve... (kjo është e vërtetë. Se Don Sturzo më pas më ka informuar më shumë mbi këtë çështje delikate, duke m’i konfirmuar të gjitha këto)”, duke pasur parasysh se kishim në sy kërkesa të ndryshme; pra Rajonalistë e Unitarë, unë kërkoj vetëm pak objektivitet në polemikën e kundërshtarëve të mi...”. “Kush janë kundërshtarët tuaj, zoti President?” “Të gjithë”, përgjigjet pa hezituar De Gasperi, nuk e sheh se është e vërteta e madhe që po thotë: sepse 45 milionë italianë, edhe pse të ndarë në parti e fraksione të ndryshme, janë të gjithë me një mendje kundër “objektivitetit në polemikë”, që prapëseprapë mbetet esenca e demokracisë; dhe Ai; De Gasperi, është me të vërtetë kundër të gjithëve. Por si ia bën, si ia bën që t’i qeverisë?

Këto lajthitje sinqeriteti janë tipikë të atyre, që duke folur, nuk dëgjohen. De Gasperi nuk dëgjohet. Është anti-narcizi par exellence. Nuk bën “prova” me një fjalim. Refuzon kategorikisht të ridëgjohet në disk. Dhe ka refuzuar që të shikojë dokumentarët që i kushtohen përpara se të dalin në sallat kinematografike. Dhe gjithmonë e më pak, gjithmonë e më pak, kuptoj se si ia bën të qeverisë italianët ky njeri i veshur me ngjyrë gri, me oratorinë e vet të pastolisur, me sytë e vet ngjyrë hiri, me fytyrën e vet - prej mermeri gri, edhe ajo. Ai më erdhi deri tek dera për të më përshëndetur, duke më rikujtuar ditën dhe orën e fundit që ishim takuar, dhe më thoshte se i vinte aq keq që unë nuk kisha shkuar ta takoja sërish. Ma ruajti këtë nder afër pragut të mirëbesimit, pa e lënë të shkonte dëm, dhe unë përpara tij, provova një respekt të madh pa frikë, ekzaktësisht e kundërta që më ndodhi kur takova Musolinin: një frikë e madhe pa respekt. Pra, përse ia kam dhënë votën? I rritur në hijen e hierarkisë piktoreske - të dekoruar me shqiponja, që, më pas më bënë të qëndroja gati t’u përpara tyre, me prekën në shpatulla dhe më detyruan që t’u flisja me “ti”, e të më çonin në mejhane duke më folur për femrat? Nuk dua t’i shaj! Familjariteti që, megjithëse imperativët ushtarakë të gradave, më inspironin, më bënte që tregtiza me ata të ishte më e thjeshtë se më këtë burrë të thjeshtë, të zakonshëm, që pushteti i jepet edhe me votën time.

Një zonë plot ajër të ftohtë sikur e rrethon, De Gasperin dhe ta izolojë edhe nga shokët më të afërt të tij. E ftohtë është edhe kjo dhomë në të cilën punon në Viminale, jo shumë e madhe, pak e shurdhët dhe e rregulluar. Asnjë fletë mbi tryezë, kur hyj; asnjë telefon nuk bie kur jam për 90 minuta që zgjat takimi jonë. Më thonë se për 14 korrik Scelba (ministri brendshëm) hyri shpejt me djersë për t’i dhënë presidentit lajmin e atentatit kundër Togliatit. Doli pas takimit, “i ftohtë dhe i qetësuar”. Gazetari amerikan Luce, që është autoriteti i editorialeve në SHBA, më tha me admirim se De Gasperi, “është i vetmi italian, nga të gjithë ata që kam takuar, që nuk më ka bërë sforcon më minimale për të qenë simpatik”. Pastaj, duke pasur frikë se mos ofendohesha, shtoji: “Prapëseprapë, ia doli të ishte, si të gjithë të tjerët”.

Kur i them këtë fjalë De Gasperit, ai mediton gjatë, serioz, pa minimumin e pëlqimit të këtij komplimenti. Pastaj më pyet, me një pastërti të paparë: “Përse? Përse Italianët, zakonisht e bëjnë këto sforco?”. Nuk e di. Nuk e di as këtë, paçka se na qeveris prej tre vitesh, dhe kushedi edhe përsa vjet do të na qeverisë, gjithmonë duke mos e ditur këtë defekt kapital që na ndryshon nga të tjerët: ajo për të qenë simpatikë para të gjithëve e me të gjitha mundësitë, dhe ajo çfarë është më e keqja, që ia dalin pothuajse gjithmonë.

Një orë e gjysëm kishte kaluar. Filloj të jem i ndërgjegjshëm se po i marr shumë kohë kryeministrit që ka disa probleme për të zgjidhur. Tek porta ku presidenti më shoqëron me miqësi (pa dorë në shpatulla dhe pa asnjë manifestim tjetër familjariteti), kujtohem se intervista ka një defekt. De Dasperi doli për shumë politikanë miq e armiq dhe mbi të gjitha këto, dha një gjykim që nuk ishte kurrë i dis-favorshëm dhe kurrë i favorshëm. Kur shton, edhe këtë, misterin tjetër këtij njeri që qeveris në vend si Italia! I them...“ndoshta, argumenti nuk shkoi asnjë herë mbi shokët e partisë së tij?” De Gasperi buzëqesh. “Jo”, “janë të gjithë njerëz të mirë edhe ata”. Ajo “edhe” është e vetmja fjalë e tij, që në 90 minuta, mund të interpretohet siç duam.

Por ajo fjalë ishte e pavullnetshme.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›