E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis samiti i Brukselit

Ka nisur samiti i liderëve europianë në Bruksel. Mësohet se krerët e të 27 vendeve anëtare të BE do të diskutojnë mbi cështjet më emergjente të situatës së krizës në Eurozonë. Për stimulimin e një rrritje inteligjente dhe të qëndrueshme për vendet në vështirësi pritet të përdoren 120 miliardë në mbështetje të veprimeve urgjente. Duke njohur rëndësinë e fuqizimit të financimit të ekonomisë, liderët europianë pritet t’i japin rrugën e lirë shtimit me 10 miliardë euro të kapitalit të Bankës Europiane të Investimeve jo më vonë se fundi i dhjetorit të këtij viti, me një objektiv për t’i cuar aftësitë totale të huasë deri në 60 miliardë euro. Në mbërritje të përfaqësisë greke, ministri i zhvillimit ekonomik helen Kostis Haxidakis ka deklaruar se qeveria e re është e vendosur të kontrollojë borxhin dhe deficitin, por njëkohësisht kërkon që plani i ndihmës të jetë më i drejtë dhe funksional. Ndërkohë që kryeministri spanjoll Rajoy ka dhënë mesazhin se kostot e rifinancimit të Spanjës janë shumë të larta dhe për këtë BE duhet të ndërhyjë me ndihmën e tij. Presidenti francez Hollande në mbërritje të tij në samit ka thënë se nga ky takim duhet të dalin zgjidhje sa më të shpejta për vendet në vështirësi sic është Italia dhe Spanja.  Ndërkohë që mësohet se ministri gjerman i financave Shoble ka deklaraur më parë se Gjermania është e gatshme për një shqyrtim të cështjes së eurobonove dhe reduktimit të përbashkët të borxhit sovran të vendeve të Eurozonës, por me kusht që të ketë një autoritet europian që të monitorojë llogaritë publike të të gjitha vendeve të monedhës euro. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›