E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi malor rritet numri i turisteve

Ndjeshmëria e autoriteteve qeveritare për t’i dhënë zhvillim turizmit malor në Shqipëri ka dhënë rezultate të priotshme këto vitet e fundit. Janë kryesisht banorë të zonave urbane, si Durrësi, Tirana e Fieri që po orientohen për të pushuar drejt vendeve malore.

Po ashtu, vizitorë të huaj kanë vërshuar në Shqipëri për të parë pikërisht këtë vende në mes të natyrës. Operatorë turistikë tregojnë se ne krahasim me një vit më parë numri I vizitorëve në këto zona thuajse është dyfishuar.

Interesi gjithmonë e në rritje për turizmin malor lidhet me promovimin dhe me investimet që po kryhen në këto zona.

Agjencia e zhvillimit të Investimeve raporton gjithashtu, se ka një interes të zgjuar nga ana e investitorëve të huaj për të investuar pikërisht në këtë lloj turizmi.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të bërë gjithçka në funksion të përmirësimit të turizmit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të turizmit malor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›