E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis samiti i G20-ës, në fokus kriza greke

20 vendet më të industrializuara dhe në eskpansion, ose të G20-ës, nisënn sot konsultimet në qytetin francez të Kanës lidhur me reformat e sektorit financiar global. Në qendër të takimit dyditor janë masat për një rritje ekonomike dhe punësim. Gjermania synon një riorganizim global të financave shtetërore dhe vendosjen e një rregulli të fortë të tregjeve financiare si dhe vendosjen e një takse të transaksioneve financiare.

Para samitit Kancelarja Angela Merkel është takuar me presidentin e SHBA-së, Barack Obama. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, shpreson që nga ky samit të dalin sinjale prej të cilave mund të përfitojë ekonomia e paralizuar e SHBA-së. Obama, tha se në këtë samit do nxjerrin më shumë detaje për planin, ndërsa saktësoi se një pikë tjetër e diskutimit është edhe programi bërthamor i Iranit. Ndërkaq kreu I shtetit francez Nikolas Sarkozi tha se SHBA duhet të tregojë solidaritet për zgjidhjen e krizës greke, ndërsa duhet të ketë kontribut për një treg të përbashkët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›