Korçë, “arrest në burg” për 3 të rinjtë që vranë 86-vjeçaren
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 3 të rinjtë të cilët vranë dy ditë më parë një të moshuar në Devoll. Trupi gjykues ka lënë në burg 3 të rinjtë Ergys Rushitaj 18 vjeç, M.K., 17 vjeç dhe 19-vjeçarin Taulant Muka të cilët akuzohen se kanë vrarë 86-vjeçaren Emine Rota.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Poloskë të rrethit të Devollit ku 3 të rinjtë kanë hyrë për të vjedhur në banesën e 86-vjeçares dhe në momentin që janë parë prej saj e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar vdekjen.
Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë konstatuar trupin e pajetë të gruas dhe më tej kanë sinjalizuar policinë. Pas hetimeve të policisë u bë i mundur edhe identifikimi dhe më pas kapja e autorëve të vrasjes së të moshuarës të cilët dolën sot para togave të zeza ku kanë marrë edhe masën e sigurisë “arrest në burg”.