E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis seanca për zgjedhjen e anëtarëve të GJ. Kushtetuese

Prishtinë -Kuvendi i Kosovës filloi sot një seancë të veçantë për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Nga 21 kandidatët e rekomanduar nga komisioni përzgjedhës për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, do të zgjedhën katër gjyqtarë shqiptarë dhe dy të tjerë nga minoritetet.

Zgjedhja e gjyqtarëve vlerësohet një hap tjetër i rëndësishëm në krijimin e institucioneve të shtetit të ri, një muaj para njëvjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›