Nis shperndarja e teksteve mesimore
Këtë të mërkurë në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar ka nisur shpërndarja e librave. Nxënësit dhe prindërit e kontaktuar nga AS, thonë se nuk mungon asnjë libër, por ngrenë shqetësimin se çmimet e tyre këtë vit janë disi më të larta.
Librat shiten në çdo shkollë pothuajse gjatë gjithë ditës duke nisur nga ora 9:00-13.30 dhe nga 16:00-19:00. Nuk është vënë re ndonjë fluks i madh nxënësish, pasi është vendosur, që ato do të shiten deri në daten 19.
Pra edhe gjatë javës së parë të shkollës. Ndërsa regjistrimi i nxënësve në shkolla kryesisht i atyre të klasave të para apo vitit të parë të shkollës së mësme do të nisin në datën 1 shtator.