Nis sonte seanca maratonë e Kuvendit
E gjithë “përpjekja” e deputetëve do të bëhet mbi projektin e PS-së, nga i cili kërkohet ndryshimi i ligjit për komisionet hetimore. Dhe nëse në shumë pika, pavarësisht kundërshtive, demokratët dhe socialistët bien dakord, pika e vetme, është ajo e hapjes së kutive të votimit.
Maxhoranca e kundërshton fort këtë ide, me pretekstin se shkelet Kushtetuta, por opozita justifikohet se hetimi nuk bëhet për ndryshim rezultati por është një hetim politik. Sipas saj, e gjitha bëhet në mënyrë që në zgjedhjet e radhës të mos përsëriten më manipulime. Sonte, klasa politike do të jetë një moment me rëndësi, pas ultimatumeve ndërkombëtare. Debati do të jetë i gjatë dhe i nxehtë me argumente dhe kundërargumente.
Plot 53 deputetë të Partisë Socialiste tashmë kanë depozituar në sekretarinë e Kuvendit kërkesën për të mbajtur fjalim në foltoren e Parlamentit. Megjithëse nga deputetët e maxhorancës nuk kemi një numër të saktë, ajo që dihet është fakti se deputetët e djathtë do të kundërshtojnë deri në pikë të fundit pretendimet e opozitës, të paktën në ato pika ku ka pasur gjer më tani kompromis.
Një deputet ka të drejtë të flasë në Kuvend 10 minuta, e shumëzuar me 53 të tillë të opozitës, i bie që seanca do të zgjasë 9 orë. Por në këtë listë nuk janë deputetët e maxhorancës. Nuk dihet ende nëse kjo seancë do të mbyllet me një vendim konkret, që do t’i hapte rrugë zgjidhjes së krizës.
Gjatë ditës së nesërme pritet të vijë në Tiranë edhe komisioneri për zgjerimin, Stefan Fule, i cili ka deklaruar se dëshironte që Parlamenti të kishte një zgjidhje para mbërritjes së tij.