E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot Forumi ekonomik botëror i Davosit

25 janari i këtij viti shënon edhe nisjen zyrtare të punimeve të forumit ekonomik botëror të Davosit në Zvicër. Ky forum nis në një kohë kur janë shënuar reshjet më të dendura të dëborës në 66 vitet e fundit. Mijëra forca ushtarake dhe policore janë në dispozicion për të siguruar mbarëvajtjen e samitit, për të parandaluar demostruesit të krijojnë situata të papërshtatshme në takimit e 42-të të forumit ekonomik botëror në Zvicër.

Rreth 3500 anëtarë të personelit ushtarak janë caktuar për garantuar sigurinë për rreth 2600 delegatë, pjesëmarrës në forum, siç janë kancelarja Germane Angela Merkel, kryeministri britanik David Cameron, dhe sekretari amerikan i thesarit Timothy Geithner, të cilët kanë mbërritur në resortën Alpine të skive, për takimin e përvitshëm të liderëve botërorë të politikës dhe biznesit.

Gjithashtu Davosi ka mirëpritur edhe një numër të paprecedentë të gazetarëve dhe reportereve nga e gjithë bota. Raportohet se janë rreth 1000 reporterë dhe teknikë që janë përgatitur për të përcjellë këtë ngjarje. Kriza në Eurozonë dhe impakti i saj global do të dominojnë axhendën e forumit ekonomik që zhvillohet në resortën e Davosit. Kriza e borxheve në Europë mori një tjetër trajtë pas zhvlerësimit të agjensisë së dhënë për disa vende nga “Standard and Poor`s”.

Forumi do të zgjasë 5 ditë dhe tema e Davosit është “ Transformimi i madh: formësimi i modeleve të reja". Gjatë forumit do të diskutohet për mënyrat se si mund të ndihmohet ekonomia botërore dhe përballja me krizat e ndryshme aktuale dhe në të ardhmen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›