E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot shpërndarja e barnave me rimbursim, përfitojnë të sëmurët kronikë

Duke filluar nga data 2 prill 2010, lista e re e barnave të rimbursueshme hyn në fuqi dhe do te jetë e gatshme për pacientët në nevojë që përfitojnë nga rimbursimi i barnave që mbulohet nga ISKSH. Lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 17

barna të reja nga të cilat disa formëdoza barnash që trajtojnë sëmundje kronike duke krijuar mundësinë e një dozimi  më të mirë dhe më të përshtatshëm për pacientët. Këto barna përdorën për mjekimin e anemisë në insuficiencën renale kronike; diabetit, sëmundjeve pulmonare (të mushkërive) apo dhe të CA(kancer) u shpreh ditën e djeshme drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Principe të reja janë: Ëarfarin 1 mg-  si hollues i gjakut në të sëmurët kronikë në trajtimin e ischemive , Cefixime  i formës shurup për fëmijë antibiotic, Fenticonazole - antimycotik për gratë Dydrogersterone - për çrregullimet e menopauzës tek gratë Insulina glulisine - Insulinë analoge  për trajtimin e diabetit  duke  e  përmirësuar e trajtimit të kësaj sëmundje .Me këto barna do të trajtohen kryesisht kategoritë si fëmijët, gratë, invalidët dhe pensionistët. Kjo listë do të kushtojë rreth 5.5 miliardë lekë të reja për një vit, nga të cilat barnat e reja kushtojnë 131 milionë lekë, tha Hana. Sa i takon barnave të reja, ka një rritje prej 2.4% në raport me totalin e shpenzimeve. Hana vuri theksin tek përmirësimi i trajtimit me medikamente të rimbursueshme për kategorinë e grave, të cilat sot kanë një vëmendje më të madhe. Barnat: Dydrogersterone  për rregullimet menopauzike dhe fenticanazole antimykotik, përbëjnë 1.5% të barnave të reja, tha drejtoresha e ISKSH-së. Me konkretisht ,janë shtuar  17 barna të reja: Formë-doza të reja të barnave të listës të cilat përmirësojnë cilësinë e shërbimit. Barna të tilla janë: Multienzime 25000UI, Methoxypolyethyleneglycol - epoetin  beta 30mg, 120mg, 150mcgdhe 200mcg/03ml pre-filled syr, Dexamethason sodium phosphate  4mg/ml -1 ml amp, Mycophenolate mofetil 500mg, Budesonide 200mcg,400mcg*60 cacs inh. Këto barna kanë komplikacione më të mirë dhe përdorim më të përshtatshëm për të sëmurët kronikë .Alternativa mjekuese dhe kombinime të reja të barnave të listës. Në këtë grup përfshihen barna të reja që përdoren, barna me veprim antikoagulante Ëarfarine 1 mg, Antibiotik me përdorim pediatrik Cefixime 100mg/5ml-100ml, antinfektiv dhe antiseptik gjinekologjike si Fenticonazole 600mg ov, si dhe një Insulina glulisine 100UI/3 ml si një insulinë e re analoge duke e plotësuar më mirë këtë grup barnash. Nga kombinimet e barnave ekzistuese të listës  janë përfshirë në këtë liste 2010, disa kombinime barnash me përdorim kryesisht në pneumologji dhe gjinekologji, të cilat realizojnë mundësi më të mira të mjekimit për sëmundjet respiratore dhe gjinekologjike.

Last Updated on E Enjte, 01 Prill 2010 20:01

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›