E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama fiton simpatinë e republikanëve

Uashington - Presidenti i ri amerikan Barak Obama, pas emërimit si Shefe të Diplomacisë amerikane të rivales së tij më ta madhe brenda partisë për postin e kreut të shtëpisë së Bardhë, Hillary Klinton, ka fituar kështu edhe simpatinë e mbështetësve të saj. Obama, duke mos lëvizur nga detyra Ministrin e Mbrojtjes Robert Gates, i emëruar ky nga republikanët, në fjalën e tij është fokusuar në besimin se Amerika është një dhe nuk mund të ndahet sipas ngjyrave. Me preferencën e tij ndaj Gates, obama ka fituar gjithashtu edhe mbështetjen e republikanëve. Në këtë mënyrë, ai ka nisur të gjejë një mbështetje akoma më të madhe në popull.

“Zonja Klinton vjen në një post kaq të rëndësishëm në një moment mjaft kritik për botën. Ajo ka një eksperiencë të madhe, pasi njihet me shumicën e liderëve botërorë. Eksperienca e saj në senatin amerikan, do të ndihmojë në çeljen e politikave të reja të jashtme për Amerikën”, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›