E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani në dhjetë muaj ka fituar 79 miliardë USD nga nafta

Teheran - Vetëm gjatë 11 muajve të parë të këtij viti, Irani ka fituar nga prodhimi i naftës plot 79 miliardë dollarë. Sipas agjensisë së lajmeve Fars, përveç nëntorit, prodhuesit e kanë tregtuar naftën me 102 dollarë fuçinë ku në dhjetë muajt e parë të vitit fitimi ka qenë 75.2 miliardë dollarë. Me rënien e çmimit të arit të zi, në muajin nëntor fitimi pothuajse është përgjysmuar duke shënuar 3.8 miliardë të ardhura.

Irani, i njohur si vendi i katërt në botë dhe i dyti në OPEK për prodhimin e naftës, më parë prodhonte deri në 4.3 milion dollar sasi nafte deri sa organizata ndërhyri duke e ulur këtë sasi në 199 mijë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›