Nis viti i ri akademik 2011-2012, Kryeministri uron studentët: Arsimi i lartë, prioritet i qeverisë
Kryeministri Berisha ka zgjedhur universitetin “Fan Noli” në Korçë për të uruar të gjithë studentët për nisjen e vitit akademik 2011-2012. “Ju uroj studentëve të kenë sukses në garën e dijes”- ka theksuar Berisha ndërsa ka shtuar se arsimi i lartë mbetet përparësi i qeverisë shqiptare. Ai gjithashtu se Ministria e arsimit do të angazhohet për një reformë të thellë në arsimin e lartë ndërsa shtoi se diplomat e shkollës së lartë nuk do të jenë më libreza punësimi por dëshmi e standardeve të universiteteve.
“Vitet e universitetit janë më të rëndësishmet, dhe këto vite janë të mbushura me sfida”- iu drejtuar studentëve kryeministri, të cilët sot festojnë dhe 40 vjetorin e hapjes së Universitetit të tyre.
Universitetet publike në mbarë vendin sot nisën sot vitin e ri akademik ndërsa këtë vit për të tre ciklet e studimeve do të ulen në auditore rreth 52 mijë studentë. Rreth 23 mijë studentë, do të ulen për herë të parë në 11 universitetet publike të vendit për të ndjekur ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë. Ndërsa në total për këtë vit akademik janë rreth 34 500 vende studimi (kuota) për nivelin e parë të studimeve universitare (Bachelor) në universitetet publike.
Ministri i Arsimit, Tafaj
Ditën e djeshme ministri i Arsimit Myqerem Tafaj uroi studentët dhe pedagogët me rastin e nisjes së vitit të ri akademik 2011-2012.
“Tani të gjithë së bashku përballemi me një sfidë tjetër më të vështirë dhe afatgjatë, rritja e cilësisë dhe krijimi i kulturës së nevojshme për vlerësimin e cilësisë në çdo institucion të arsimit të lartë në Shqipëri. Ju jeni faktori kyç edhe në këtë përballje. Cilësia kërkon më shumë auditore, laboratorë biblioteka dhe kapacitete të tjera dhe qeveria është e angazhuar për rritjen e investimeve në arsimin e lartë, ajo i ka akorduar kampuse 5 universiteteve publike në vend”- theksoi në fjalën e tij Tafaj.
Në total në këtë vit akademik sistemi i arsimit të lartë publik do të pranojë rreth 52 mijë studentë të rinj në të tre ciklet e studimeve, shifër kjo që është e barabartë me numrin total të studentëve që kishte Shqipëria në vitin 2004.
Tiranë, Qyteti Studenti pret banorët e rinj, 6800 studentë fillojnë jetën studentore
Këtë vit akademik qyteti studenti do të akomodojnë 6200 studentë ku 1 600 prej tyre do të banojnë këtu për herë të parë. Një ditë para se të nisë viti i ri akademik, shumica e studentëve kanë ardhur por ka edhe nga ata të cilët e kanë lënë për në ditën e fundit.
Duket se kushtet që ofron Qyteti Studenti karahasuar me vitet e mërparshëm janë më të mira. Sipas drejtorit të Qytetit Studenti Bujar Brovina, këtë vit nuk do të ketë më shumë se tre veta në një dhomë dhe se dritat dhe uji do të ketë 24 orë.
Tarifa e regjistrimit në konvikt për studentët mbetet e pandryshuar ku çdo njëri prej tyre e përfiton strehimin kundrejt pagesë prej 40 mijë lëkësh të reja.