Nis votimi për kryetarin e Këshillit Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka nisur votimin për kryetarin e ri të tij. Anëtarët e Këshillit kanë votuar për dy kandidatura të propozuara nga “Alenca e Qytetarit” dhe “Aleanca për të Ardhmen”.
E djathta ka propozuar për kryetar në Këshillin Bashkiak, zotin Njazi Kosovrasti ndërsa e djathta ka propozuar për kryetare në Këshill, zonjën Mimoza Hafizi. Votimi i kandidaturës për kryetar të Këshillit Bashkiak është i fshehtë.