E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Moisiu-Meidani: Situata politike vonon marrjen e statutit

Presidenti Bamir Topi është takuar me dy ish-krerët e mëparshëm të shtetit, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani. Ata ndanë shqetësimin dhe mendime të përbashkëta se situata e rënduar politike, dëmton demokracinë në vend dhe vonon ecurinë e reformave për marrjen e statusit, të vendit kandidat.

“Sepse Shqipëria ka nevojë për zëra të fuqishëm qytetarë, për zëra dhe angazhime të pjesës civile e liberale të shoqërisë, që tejkalojnë thirrjet militante të partive politike”, është shprehur Topi.

Në këtë drejtim ata theksuan domosdoshmërinë e uljes së tensioneve politike dhe rikthim në normalitet të jetës institucionale, sidomos asaj parlamentare si dhe gjetjen nga ana e partive politike të vullnetit të duhur për kryerjen e reformave të domosdoshme në drejtësi, reformën zgjedhore, miratimin e ligjeve të rëndësishme që kërkojnë një shumicë të cilësuar dhe konsensus.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›