E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak, PS-PD debate për rendin e ditës

Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak ka pasur debate mes përfaqësuesve të majtë dhe të djathtë për rendin e ditës. Në emër të këshilltarëve të majtë ka folur Aldrin Dalipi ku theksoi se është ndërruar rendi i ditës së kësaj mbledhje, dhe ata nuk janë të informuar për këtë vendim.

Duke folur në emër të këshilltarëve të majtë, ai ka kërkuar repsektimin e rregullores. “Kërkojmë të respektohet rregullojra dhe rendi i ditës. nuk jemi në dijeni të vendimit të ministrit”, u shpreh Dalipi.

Më pas fjalën e ka marrë Ferdinand Poni, i cili ka kërkuar hedhjen në votim të vijimit të rendit të ditës. “Ne jemi për versionin që ju deklaruat dhe le ta hedhim në votë. Të vijojmë për pikat që jemi dakord dhe sapo të mandatohemi të diskutojmë po ose jo”, u shpreh Poni.

Ndërkohë Gjonaj ka kërkuar fillimin e procedurës dhe pas betimit të këshilltarëve të hapet ky diskutim dhe të shkohet deri në fund. Më pas ai ka thërritur zotin Maksim Begeja si këshilltari më i vjetër i këshillit bashkiak për të drejtuar seancën e kësaj mbledhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›