E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrokaj: Kërkojmë frymë mirëkuptimi në dobi të Tiranës

Përfaqësuesi i LSI-së, në Këshillin Bashkiak Shezai Rrokaj, duke i uruar punë të mbarë kryebashkiakut të ri Lulzim Bashës, ka theksuar se kjo forcë politike kërkon që kryetari i ri i Tiranës t`i shërbejë kryeqytetit dhe jo forcës politike nga vjen.

“Në emër të grupit tim, i uroj punë të mbarë kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, duke i kujtuar se ne kërkojmë një kryear që t`i shërbejë Tiranës dhe jo forcës politike nga vjen, dhe të ndërtojë një frymë mirëkuptimi në dobi të Tiranës”, u shpreh Rrokaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›