Konstituohet Këshilli i ri Bashkiak

Pak minuta më parë ka nisur mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak, ku drejtuesi i mbledhjes ish sekretari Vladimir Gjonaj ka lexuar rendin e saj. Ai theksoi në fjalën e tij se fillimisht do të bëhet shqyrtimi i miratimit të komisionit të mandateve, më pas betimi i këshilltarëve.
Pika tjetër e rendit të zhvillimit të kësaj mbledhje është propozimi për zgjedhjen e kryetarit të ri, zgjedhja e nënkryetarit, shpallja e vlefshmërisë së kryetarit si dhe zgjedhja e anëtarëve që do të përfaqësojnë Bashkinë e Tiranës në Këshillin e Qarkut. Më pas Gjonaj ka lexuar emrin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak.