E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Fasllia: Fatura e dëmit bujqësor, 12 mln dollarë

Zonat e Lezhës e të Shkodrës rreth 12 milion dollarë dëme. Zëvendësministri i Bujqësisë Ndoc Fasllia tha se grupet e vlerësimit do të nxjerrin një faturë përfundimtare javën që vjen.

"Ne qarkun e Lezhes ky proces ka perfunduar, ato jane ne gjendjen e tyre
normale. Funksionojne plotesisht te gjitha argjinaturat dhe hidrovoret e
asaj zone. Ne qarkun e Shkodres jemi te perqendruar dhe ne argjinaturen
qe eshte me kryesorja, ne argjinaturene Qasit ne zonen e Velipojes dhe
shume shpejt do te veme ne pune dhe hidrovorin", deklaroi Ndoc Fasllia,
zv.ministër i Bujqësisë.

Sipas zotit Fasllia ministria e Bujqësisë ka ekspertë të saj në 9 grupe
vlerësimi të cilët deri më tani kanë përfunduar vlerësimet për 1000
familje nga 1200 të prekura nga përmbytjet. Po sipas tij janë në
rregullim e sipër argjinaturat e dëmtuara nga përmbytjet.

"Demet ne sektorin e bujqesise, sipas fermave, varjojne nga 300 mije
deri ne 400 mije leke te reja. Eshte akoma shpejt te flasim per nje
vleresim perfundimtar te demit ne total, po por jap si shifer paraprake,
paraprakisht ky dem mund te vleresohet per sektorin bujqesor 10-12
milione dollare", vijoi Fasllia.

Përmbytjet shkaktuan dëme në rreth 11 mijë hektarë toka bujqësore.
Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare nga kjo sipërfaqe ende rezultojnë të
përmbytura 1200 hektarë tokë.  

Adi Darsi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›