Niset me urgjence dosja e "Popullit"
TIRANE - Ish-kreu i firmes piramidale "Populli", Bashkim Driza pritet te ekstradohet shume shpjet ne vendin tone. Dje Ministria e Drejtesise i ka derguar dosjen hetimore, si dhe vendimin e gjykates e cila e ka denuar me 16 vjet heqje lirie ne ngarkim te tij ambasades Uruguajane, vend ne te cilen edhe ra ne pranga dy dite me para Driza. Vendimi i gjykates si dhe te gjitha provat qe drejtesia shqiptare posedon kunder Drizes, do te vihen ne dispozicion te ketyre autoriteteve ne menyre te tille qe te behet i mundur ekstradimi. Bashkim Driza, nje nder te fundit krere te piramidave, u arrestua tre dite me pare nga Interpoli ne kryeqytetin e Uruguait. Driza, ishte presidenti i firmes piramidale "Populli", e njohur si nje nder kompanite mashtruese me te medha ne vendin tone. Ai kishte arritur te mashtronte me shume se 304 mije shqiptareve, gjate viteve 1996-97 eshte vene ne pranga pas shpalljes ne kerkim te tij, prej me shume se shtate vjetesh. Pas arrestimit te tij u be i konstatua se Driza ishte i pajisur me dy pasaporta, nje Urugujane dhe nje te Republikes Domenikane. Aktualisht Driza ndodhet ne masen e sigurise, "arrest me burg", ndersa pritet te kryhet edhe ekstradimi i tij. Mbi Bashkim Drizen eshte ngritur akuza e "mashtrimit ne bashkepunim, ne shuma te medha". Pas shembjes se firmave piramidave ne shkurtin e vitit te trazuar 1997, 60-vjecari ishte shoqeruar nga policia, pasi ishte arrestuar. R. Caushaj