E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr per perplasjen me motorre, 2 te plagosur

TIRANE - Nje zenke pas perplasjes me motore perpak sa nuk eshte kthyer ne nje tragjedi. Dy kusherinj kane mbetur te plagosur rende gjate nje konflikti banal, mbremjen e dy diteve me pare ne lagjen e Kombinatit. Burimet zyrtare te Policise se Tiranes, kane bere te ditur se, Ibrahim dhe Flamur Hajdarin perkatesisht 17 dhe 19 vjec, jane plagosur me thike gjate nje zenke te momentit, nga Latif Kamberi. Dy te plagosurit jane djem xhaxhallaresh dhe kane qene duke ecur bashke ne nje motor, kur jane perplasur me autorin e dyshuar te plagosjes se tyre. Por gjate dites se djeshme, perkatesisht ne oren 12:00, Kamberi ka shkuar dhe eshte vetedorezuar ne Komisariatin numer 6. Ngjarja ka ndodhur dy net me pare ne Kashar, kur Latif Kamberi ka goditur me thike Ibrahim dhe Flamur Hajdarin, djem xhajash. Burimet policore te Tiranes thone se ata ndodhen jashte rrezikut per jeten, nderkohe qe mesditen e djeshme, Kamberi eshte vetedorezuar ne polici. Sipas informacioneve nga Komisariati nr. 6, qe ka nen juridiksion vendin e ngjarjes, dje rreth ores 14:00, u be arrestimi ne flagrance i Latif Sulejman Kamberit, 17 vjec, lindur dhe banues ne Kashar. "Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:00, ne lagjen 'Hajdaraj' te Kasharit, kur autori dhe viktimat kane pasur nje perplasje me motore. Ne kete moment jane zene dhe 17-vjecari ka goditur me thike dy kusherinjte 20-vjecare. Pas negociatave me familjen, Kamberi eshte vetedorezuar dhe ka pranuar krimin, me qellim per te perfituar ulje denimi. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›