E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama, pergjegjesia eshte te Alibeaj

Tirane - Prokuroria e Pergjithshme, Ina Rama ia ka kaluar pergjegjesine e problemeve te krijuara ne burgje, Ministrise se Drejtesise. Akuza sqaron se per keto probleme te konstatuara nga ana e Drejtorise se Burgjeve, ka vene ne dijeni Ministrin e Drejtesise, Enkelejd Alibeaj per te marre edhe masat e nevojshme.

Dy nga problemet e ngritura nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, pas nje takimi koke me koke me perfaqesues te Avokatit te Popullit, ishin ditet e punes, te cilat nuk iu njiheshin te burgosurve si dhe ekzekutimi i vendimeve penale. "Njohja e diteve te punes te te denuarve per efekt te zbritjes se denimit, eshte bere mbi bazen e dekretit numer 7298 date 08 prill 1989 te Presidiumit te Kuvendit Popullor. Meqenese nje praktike e tille eshte konsideruar e paligjshme, per shkak te ndryshimeve rrenjesore qe ka pesuar regjimi i burgjeve nepermjet legjislacionit te miratuar me vone, eshte nxjerre nje qarkore nga ish-Prokurori i Pergjithshem, duke orientuar qe ne gjykimin e ketyre ceshtjeve, prokuroret te kerkojne rrezimin e kerkeses te te denuarve", sqaron Prokuroria e Pergjithshme. Sipas organit qendror te akuzes per kete problem ka perplasje te akteve ligjore ne fuqi, si dhe praktikave te ndryshme, te cilat ndiqen nga gjykatat neper rrethe dhe administratave te burgjeve. Per te prokuroria i ka kerkuar Ministrise se Drejtesise qe t'i jape nje zgjidhje ligjore ketij problemi. Nje nga problemet qe evidentonte Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ishte edhe ekzekutimi i vendimeve penale, per te cilat akuzohej Prokuroria e Pergjithshme se nuk kishte ekzekutuar ato ne kohen e duhur. Burgjet e akuzonin prokurorine se per mungese te mos ekzekutimit te ketyre vendimeve, nje pjese e te denuarve qendronin edhe me teper ne qeli sesa ishin denuar me vendim te formes se prere. Prokuroria e Pergjithshme, ka sqaruar dje se faji per mosekzekutimin e ketyre vendimeve ka ardhur si pasoje e vonesave te gjykatave, e kryesisht atyre te rretheve. "Keto zvarritje ne shumicen dermuese te rasteve kane ardhur per faktin se dosjet gjyqesore, pasi vendimi merr forme te prere nga Gjykata e Larte dhe Gjykatat e Apelit, dergohen me shume vonese ne gjykatat e rretheve gjyqesore dhe per pasoje edhe ne institucionin e prokurorise prej ketyre te fundit", ben me dije Prokuroria e Pergjithshme. Keto zvarritje, sipas akuzes, jane konstatuar edhe ne dergimin e vendimeve gjyqesore te formes se prere nga gjykatat e rretheve per ne Prokurori per nxjerrjen e urdher ekzekutimeve. "Ne pergjithesi prokurorite kane qene korrekte per zbatimin e afateve ligjore ne nxjerrjen e urdher ekzekutimeve pasi vendimet e formes se prere kane ardhur ne kete institucion nga gjykatat", vazhdon se sqaruari prokuroria. Nga ana tjeter mesohet se problemet e evidentuara nga burgjet kane qene evidentuar dy vjet me pare nga Ministria e Drejtesise, e cila zyrtarisht ka kerkuar qe t'i jepet zgjidhje ketyre problemeve ne menyre te tille qe te parandalohen zvarritjet ne procesin e ekzekutimit te vendimeve penale.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›