E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet Zef Marku, shoku i Fatmir Pjetrit

RRESHEN - Deshmite kontradiktore te bera nga 18-vjecari, Zef Marku, per vrasjen e bashkemoshatarit te tij, Fatmir Pjetri, e kane cuar ate ne pranga. Policia e Mirdites ka vendosur mbremjen e djeshme qe te ndaloje shokun e viktimes. Nderkohe nga ana tjeter, babai i te ndaluarit, ka akuzuar policine se ka ushtruar dhune ndaj djalit te tij, per te pranuar autoresine e vrasjes. "Jam gati te pranoj cdo lloj hetimi, nga me specialet, po te duan te me bejne edhe testin e te vertetes me specialiste nga me te zote, po te duan edhe te huaj, por kurre nuk kam per te pranuar t'i coj familjes nje gjak te pa merituar mbi kurriz, vetem se keshtu me kerkojne disa hetues te cilet ende nuk kane mundur te zbardhin kete ngjarje te rende kriminale", eshte shprehur per gazeten Preng Marku, nga Koder Spaci. Nderkaq djali i tij, Zefi eshte shoqeruar diten e djeshme ne polici dhe eshte marre ne pyetje. Por pikerisht deshmite kontradiktore qe ai ka dhene, kane shtyre policine qe te vendosin qe per momentin te japin urdhrin e ndalimit te 18-vjecarit. Babai i Zefit, Preng Marku, tregon se i kane rrahur ne sy te tij gjate marrjes ne pyetje. 42-vjecari, thote se djali i tij, madje edhe ai vete, por edhe familja e tij, po persekutohen vetem per faktin se Zefi ka qene prezent ne nje ngjarje shume te rende. "Na moren mbremjen e se merkures dhe na bene presion ne komisariat duke me keqtrajtuar tim bir qe te pranonte krimin apo te tregonte autoret se ai e dinte e te tjera si keto", shprehet Marku, duke apeluar per drejtesi. A. Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›