PS '91, fillon krijimi i degeve
TIRANE - Partia me e re e majte shqiptare e dale nga trungu i PS, nen drejtimin e Petro Kocit ka startuar dje fushaten per ngritjen e degeve te sa ne te gjithe vendin. Keshtu, dje ai ka mbledhur kryesine e kesaj partie, duke bere dhe ndarjen e punes ne te 12 qarqet e vendit, ku do te startojne strukturat e kesaj partie. Duke iu referuar statutit te partise socialiste, te parandryshimit nga kryetari socialist Rama, kreu i PS '91, Petro Koci thirri mbledhjen e kryesise kombetare, ku rendi i dites u percaktua fillimi i punes per ngritjen e strukturave vendore te partise ne nivel qarku, rrethi, bashkie dhe komune si dhe te komiteteve drejtuese dhe keshillave zonale. "Me propozim te Kryetarit, kryesia beri ndarjen paraprake te detyrave, duke percaktuar qe ne qarqet Vlore, Gjirokaster dhe Fier te jete e deleguar sekretarja e pergjithshme Makbule Ceco dhe anetari i kryesise Nazmir Bilani. Ne qarqet Tirane, Elbasan, Korce te jete sekretari Organizativ, Enver Reci dhe anetaret e Kryesise Aferdita Stefani, Paqesor Zeneli, Blendi Marikaj. Ne qarqet Durres, Berat, Diber sekretari per marredheniet me publikun, Gjergj Koja dhe anetaret e kryesise Petrit Bare, Halil Lalaj. Ne qarqet Shkoder, Lezhe, Kukes sekretari kordinativ, Gezim Podgorica dhe anetaret e kryesise Alma Shehu dhe Leke Cukaj. Kryetari do te mbuloje te gjitha rrethet", thuhet ne njoftimi i djeshem te dale nga mbledhja e pare e kryesise se kesaj partie. Kjo parti u krijua dy dite me pare, pa shume buje, larg kamerave dhe ashtu sikurse ishte paralajmeruar gati nje muaj me pare, kjo parti e re e shkeputur nga trungu i PS meme ka marre jete, vetem nente muaj para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, duke pretenduar se mbron idealet e verteta socialiste dhe per pasoje do te kerkoje dhe voten e socialisteve te vertete. Ish-anetare te forumeve drejtuese te PS jane perfshire ne kete parti te re. Kjo parti eshte "pagezuar" me emrin "Partia Socialiste 91". Ajo qe eshte vendosur ne mbledhjen e kryesise se PS '91 eshte fakti se do te behen te gjitha levizjet strukturore dhe politike brenda saj, bazuar ne statutin e PS, para se Rama ta ndryshonte. Cka paralajmeron rikthimin e strukturave te asaj kohe, jashte skemes elektorale te ndertuara deri me tani ne partine meme. Njeheresh pritet qe kartat e reja te anetaresise, do te jene pa emrin e kryetarit te partise ne te ardhmen, per te shmangur ngritjen e kulteve brenda partise. Koci kembengul se do te perfaqesojne vlerat reale te Partise Socialiste, duke paralajmeruar nje rezultat befasues ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nderkohe qe qellimi i kesaj partie sipas kryetarit Petro Koci do te jete forcimi i se majtes shqiptare. A.G