"Pervec paterices LSI, tani dhe nje shkop per Berishen"
Me tone shume te ashpra eshte shprehur deputeti socialist, taulant Balla ne lidhje me Partine Socialiste '91 te themeluar dy dite me pare nga ana e Petro Kocit, ish funksionarit te larte socialist qe nga viti 1991. Duke e akuzuar se tashme eshte bere nje mbeshtetje per Berishen, perkrah Metes, deputeti socialist nuk mungon te deklaroje se Berisha do t'i zere poshte vetes gjate rrezimit ne zgjedhjet e vitit 2009, patericen dhe shkopin e shtrember sic preferoi t'i perifrazonte partine e Metes dhe te Kocit ai. "Pervec paterices LSI, Berishes po i vene ne dispozicion dhe nje shkop te shtrember ku mund te kapet. Eshte zgjidhja me e keqe qe miku im Petro Koci mund te bente. Nuk e kisha menduar kurre qe Petro do t'i sherbente Berishes dhe Metes ne kurriz te Partise Socialiste. Berisha po rrezohet dhe do te zere perfundi edhe patericen edhe shkopinjte", deklaroi dje Balla. Nje deklarate kjo teper e ashper per nje parti te dale nga trungu i PS, e dyta pas asaj te Metes.
I pandehuri mohon te kete kerkuara para
Lihet ne burg eksperti i pyjeve, Besnik Kuci
Vlore- Gjykata e Vlores ka vendosur arrest me burg per Besnik Kucin, qe ushtronte veprimtarine private te ekspertit te lendes drusore, i ndaluar para pak ditesh, pasi u akuzua per "korrupsion" dhe "vjedhje permes mashtrimit". Gjate seances se djeshme i akuzuari ka mohuar akuzat, duke deklaruar se gjithcka ne ngarkim te tij ka qene nje skenar i montuar qe me pare. "Po lihen te lire njerez qe kane shkaktuar nje dem prej miliarda lekesh dhe ne pranga duhet te vihesha une, qe perpilova raportin, nje skenar i pergatitur mire e me kujdes"- tha ai, duke kerkuar qe ceshtja te mos kalonte nga prokuroria e Vlores, duke shfaqur rezerva per te, por tu besohej homologeve te tjere jashte ketij qyteti.
Ne seancen e sotme prokurori i akuzes Ndini Tavani tha se arrestimi eshte i ligjshem, pasi ka patur prova te mjaftueshme per te implikuar Kucin, referuar pergjimit te kryer te bisedave telefonike. "Ka pasur nje denoncim nga ana e shtetasit Qatim Veshaj dhe pas kesaj strukturat jane vene ne levizje, duke urdheruar edhe simulimin e veprimeve"- tha ai.
Sipas avokatit mbrojtes denoncimi dhe situata vinin nga vete te akuzuar te ketij procesi dhe kjo e ben dyshues veprimin e tyre. Por, gjyqtari i seances Vladimir Skenderaj ka marre vendimin qe hetimet per Kucin te vijonin nen masen e sigurise arrest ne burg. Kuci akuzohet per korrupsion pasiv ne sektorin privat, per nje shume prej 10 mije euro. Denoncuesi i tij eshte nje nder 18 te akuzuarit e ceshtjes se bujshme te shkaterrimit te pyjeve te lumit te Vlores. O. Hila