E Shtunë, 31 Tetor 2026

Young mund të kalojë te Man Utd

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 20:24

E ardhmja e Ashley Young do të vendoset në fund të sezonit. Sipas tabloidit ‘Daily Mirror’, futbollisti anglez po i shqyrton mundësitë dhe në fund do ta zgjedhë më të mirën.

Përfaqësuesi anglez do të ulet dhe të bisedojë me trajnerin e tij, Gerard Houllier, pas përfundimit të sezonit për t’ia treguar vendimin për t’u larguar.

Për Young, në ‘pole-position’ për momentin duket të jetë Manchester United. 25 vjeçari kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha angleze, Manchester City e Tottenham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›