E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i t’fortëve për Veriun

Përfaqësues të shteteve perëndimore do të mblidhen ditët e ardhshme për t’i dhënë fund situatës aktuale në veriun e Kosovës. Burime të Gazetës Express thonë se takimi që do të zhvillohet në një kryeqytet europian, është në përgatitje e sipër. Diplomatët perëndimorë pritet të jenë unikë dhe shumë të qartë përballë situatës në pjesën veriore të vendit.

Gjendja aktuale në veri të Kosovës pritet të marrë një kah tjetër ditët e ardhshme, kur Fuqitë e Mëdha (shtetet perëndimore, përkrahëse të pavarësisë) të dalin më një qëndrim të qartë kundrejt Serbisë dhe aspiratave të këtij shteti për të qenë pjesë e Unionit Europian.

Burime të Gazetës Express, të afërta me diplomatë perëndimorë në Prishtinë, kanë thënë se takimi është në përgatitje e sipër, derisa ende nuk dihet se në çfarë niveli do të përfaqësohen shtetet aty.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni ne numrin e sotem te Express.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›