Vlorë, vdes nga mbidoza 35-vjeçari
Një 35-vjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ndërsa shkak mendohet të jetë mbidoza.
Sipas policisë së këtij qyteti, B.S., 35 vjeç, banor i lagjes 5 maji, është dërguar i pajetë në spitalin rajonal të Vlorës rreth orës 09:00.
Ekspertët mjekoligjorë kanë bërë verifikimet paraprake, sipas të cilave shkak i vdekjes së 35-vjeçarit mund të jetë bërë konsumimi i një doze të madhe heroine.
Ndërkohë, priten konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë rast. / A. Peçi