19 ditë grevë urie, Minatorët: Marrëveshje, ose përshkallëzojmë grevën
BULQIZË- 13 minatorët e Bulqizës, në gjendje të rënduar shëndetësore, kanë hyrë sot në ditën e 19 të grevës së urisë, grevë e cila zhvillohet në kushte shumë të vështira që rrezikon edhe jetën e tyre 1400 metra nën tokë. Në këtë pikë të galerisë ajeri është i pasur me lagështirë dhe dioksid karboni, cka rezikon seriozisht jetën e tyre.
Dje, reparti i Inspektim-Shpëtim të Minierave kërkoi ndërhyrjen e policisë së shtetit për të ndërprerë me dhunë grevën e minatorëve, pasi iu rrezikohet seriozisht jeta.
Në një kohë që ende nuk ka asnjë marrëveshje me ACR, minatorët i kanë drejtuar kësaj kompanie një tjetër kërkesë që skadon sot në orën 12:00. Komisioni i Grevës dhe Sindikata e Minatorëve kërkojnë plotësimin e kërkesave, ose për ndryshe të tjerë minatorë do ngujohen në grevën e urisë, duke injoruar kështu vendimin e RISHM për të nxjerrë nga galeria minatorët e ngujuar në grevë urie. Pritet që të realizohet sot një takim me përfaqësues të ACR, të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe METE-s, ku të diskutojnë zgjidhjen e kërkesave të tyre.
Minatorët kërkojnë rritjen e pagës me 20%, përmirësimin e kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit, kryerjen e investimeve në minierë, largimin e firmave të palicencuara, heqjen e drejtorit Medat Zogu, të paguhen për ditët e grevës dhe mospenalizim të punëtorëve për pjesëmarrje në grevë.
Minatorët kërkojnë plotësimin e kërkesave me anë të një marrëveshje që duhet të nënshkruhet sipas tyre sot në Ministrinë e Punës.
(m.a/BalkanWeb)